Një 50-vjeçare nga Elbasani ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme nga koronavirusi.

Gruaja kishte 10 ditë shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë ku edhe ka ndërruar jetë duke mos mundur ta fitojë luftën me koronavirusin.

Elbasani është një ndër qarqet më të prekura nga koronavirusi duke shënuar më shumë se 740 raste aktive të paktën sipas shifrave zyrtare deri pasditen e djeshme. Me vdekjen e sotme, Elbasani arrin në 61 të vdekur nga koronavirusi që prej fillimit të pandemisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu