PD dega Elbasan ka kërkuar transparencë lidhur me projektin për rikonstruksionin e bashkisë.
Në një prononcim për mediat, Sekretari i PD, Blendi Himçi mes të tjerash u shpreh se ky ishte akti i fundit i “Rilindjes” në ikje për ndërtimin e një “bashkie me kullë”.
Himçi ka kërkuar transparencë nga ana e bashkisë lidhur me kontratën që ka bërë me privatin për propjektin pasi sipas tij po vidhet prona publike që u përket gjithë qytetarëve.

Ja deklarata për mediat e Blendi Himçit:

Akti i fundit i rilindasve ishte që të ndërtonin një bashki me kullë. Pas teatrit me kullë, pas stadiumit me kullë, vepra e fundit e Rilindasve në ikje është një bashki me kullë. Dilema është kullë me bashki apo bashki me kullë? Janë 3500 m2 të vjedhura sipërfaqe publike për t’i dhënë privatit.
Nuk ka ndërtesë nga fillimi. Ka vetëm një restaurim për një sipërfaqe jashtëzakonisht të vogël.
I drejtohem Kryetarit Bashkisë Gledian: Trego kontratën që ke bërë me privatin! Pasqyroni kur edhe mbyllni dy gropa në rrugë dhe nuk i tregoni këtë kontratë qytetarëve elbasanas. Qytetarët elbasanas kanë të drejtë të dinë për sipërfaqen e tyre publike kush po e grabit. Në këtë lulishte që ju po shikoni nuk do të luajnë më fëmijët tanë. Ka ndryshime edhe me planin rregullues. Ishte një ndërtesë 15 katëshe që do ndërtohej për të mbuluar funksionet e bashkisë, prefekturës dhe këshillit të qarkut. Por situata ka dal krejt ndryshe. Makutëria e kësaj qeverie dhe pushtetit lokal nuk paska fund. Po vjedhin pjesët e fundit të pronave publike. Po presim që bashkia të bëjë publike kontratën që tua tregojmë qytetarëve elbasanas. infoelbasani.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu