Mjeku i njohur Pëllumb Pipero nuk ka mundur ta çojë deri në fund praninë e tij në emisionin OPEN në Top Channel. Ai ka qëndruar rreth 45 minuta dhe është larguar nga studio në mes të emisionit. Kjo për shkak se Pipero sapo është shëruar nga koronavirusi dhe siç duket nuk është rikuperuar plotësisht.

Gazetarja: Nuk mund ta mbaj më shumë Piperon sepse sapo ka kaluar virusin

Pipero: Faleminderit për ftesën, shpresoj që ritmi i pandemisë të bjerë sa më shpejt.

Pipero u shpreh se u infektua 10 ditë pasi mori vaksinën, ndërsa tregoi se pati ankth dhe pagjumësi.

“Unë duhet të jem infektuar 10 ditë pasi mora vaksinën. Ditën që rezultova pozitiv bëra një serologji dhe kisha antitrupa, kisha një nivel të ulët. U infektova pasi doza e parë e vaksinës nuk të mbron plotësisht nga infektimi. Është rast i rrallë të infektohesh kur krijon antitrupa. Ka më shumë se 7-8 ditë që kam dalë negativ dhe tani jam mirë.

Kam patur ankth dhe pagjumësi, ishte një beťejë. Tani jam edhe më i qetë edhe më i sigurtë. Eksperienca personale është një aset i vyer. Të gjithë biem dakord se përgjigja ndaj COVID është tërësisht individuale. Asnjë pacient nuk i ngjan tjetërit”, tha Pipero më herët në Top Channel.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu