Një studim ka zbuluar se njerëzit që janë shëruar nga COVID-19 janë të mbrojtur në një masë të madhe për të paktën pesë muaj. Një studim me punonjësit e sektorit të shëndetësisë në Britaninë e Madhe ka zbuluar se njerëzit që janë infektuar nga Covid-19 ka gjasa që të kenë imunitet për të paktën 5 muaj. Megjithatë ky studim tregoi se kishte të dhëna se personat me antitrupa mund ta përhapnin sërish virusin.

Studiuesit në Shëndetin Publik Angli (PHE) treguan se riinfektimet tek personat që kanë antitrupa COVID-19 nga një infektim i kaluar janë të rralla. Ata gjetën vetëm 44 raste midis 6.614 individëve të infektuar më parë. Ata gjithashtu paralajmëruan se njerëzit me të ashtuquajturin “imunitet natyror”, të cilët e kanë kaluar sëmundjen, mund të jenë akoma në gjendje ta mbajnë infeksionin në hundë dhe fyt dhe pa dashur mund ta përcjellin tek të tjerët atë.

“Tani e dimë që shumica e atyre që kanë pasur virus dhe kanë zhvilluar antitrupa, janë të mbrojtur nga riinfektimi, por kjo nuk vlen për të gjithë, dhe ne ende nuk e dimë se sa zgjat mbrojtja”, tha Susan Hopkins, bashkëdrejtuese e hulumtimit, i njohur si studimi SIREN.

Në studim u përfshinë dhjetëra mijëra punonjës të sektorit shëndetësor në Britani, të cilët janë testuar rregullisht që nga qershori

Burimi: DW

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu