Dy automjete janë aksidentuar pas mesdite në kryeqytet dhe për pasojë të lënduar kanë mbetur dy të rinj. Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:10, tek 9-katshet, ndërsa të përfshirë ishin automjeti me drejtues  E. L dhe një automjet tjetër me drejtues shoferin me iniciale A. M.

Për pasojë,  mjeti me drejtuesin A. M, ka dalë në trotuar duke aksidentuar 2 këmbësorë me iniciale J.D., 22 vjeçe dhe A. M., 20 vjeç, të cilët u dërguan në spital për kontroll mjekësor ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Po hetohet më tej për sqarimin e  rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu