Ish-drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha, ka përfunduar sërish në komisariatin e policisë.

Sipas  informacioneve bëhet e ditur se Hoxha është konfliktuar fizikisht me një person tjetër, dhe për rrjedhojë është shoqëruar në komisariatin nr.1 të kryeqytetit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, tek ish-Tregu Elektrik në Tiranë, ndërsa nuk dihen akoma arsyet e sherrit mes Hoxhës dhe personit tjetër.

Kujtojmë se ish-kreu i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha, ka pasur probleme me drejtësinë edhe më herë, ku ka përfunduar në Polici e Prokurori si për protesta, ashtu edhe për rastin “Babale”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu