Ish-Presidenti Bujar Nishani e ka cilësuar sot si të pavërtetë lajmin e shpërndarë në disa media, ku theksohej se Ervin Salianji, ish-deputeti i Korçës është skualifikuar nga gara për të qenë në listën e kandidatëve të PD-së në zgjedhjet e ardhshme.

Në një intervistë për ‘News24’, Nishani ka thënë se ky është një fake-news dhe se ai s’mund të komentonte lajmet e pavërteta që qarkullojnë në media.

Ish-Presidenti ka folur për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve, teksa tha se nga 4 mijë emra, lista finale ka shkuar në 326 personalitete.

“Nuk komentoj as emra dhe as lajme të pavërtetë. Fake-news që mund të qarkullojnë në ambiente të caktuara. Ky është një proces që përveç vërtetësisë, i takon institucioneve të tjera për të përcaktuar se cila do të jetë lista përfundimtare në zgjedhjet e ardhshme.”, tha Nishani.

Duke qëndruar tek faza e përzgjedhjes, Nishani tha se nga 4 mijë emra, lista ka shkuar në 326. “Kjo i takon kryesisë së partisë, ne kemi ecur me një listë përzgjedhëse nga faza në fazë. Nga 4 mijë, kemi shkuan në 326. E si ka qenë lista, si takon komisionit.

Kemi respektuar fazën dhe procedurën. Kur të shpallen listat e deputetëve, besoj se ata do të jenë në hallkat e tjera të PD-së. Nuk ka qenë e lehtë nga faza në fazë. Në shumicën dërrmuese të tyre, vendimet janë marrë me konsensus. Është kualifikuar për të vazhduar ai që ka marrë më shumë vota. Nuk është gjykim i lehtë, por duhet të merrnim vendim final për të vazhduar para.”, pohoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu