Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në ishullin Zakintos të Greqisë, ku ka pasur një shkëmbim zjarri dhe janë plagosur dy persona e kanë vdekur 2 të tjerë.

Paraprakisht raportohet se sherri nisi për shkak të një borxhi mes dy grupeve, ndërsa dyshohet se në këtë janë përfshirë disa shqiptarë. Policia është në vendin e ngjajres duke hetuar për zbulimin e shkaqeve të të shtënave dhe përplasjes.

Një prej personave të përfshirë dyshohet se u përpoq të gjente strehë në një kafene në Sheshin Agios Sostis ku u qëllua dhe vdiq. Ky ishte babai i një prej të rinjve që u sulmuan nga të rinj të tjerë, ndërsa djali i tij, rreth 25 vjeç, thuhet gjithashtu se ka vdekur.

I dëmtuar, lehtë, është punonjësi i kafenesë në të cilën ishin strehuar. Policia po kërkon një automjet me të cilin dyshohet se kanë shpëtuar persona të armatosur që morën pjesë në përleshjen e përgjakshme. Informacioni i parë thotë se sherri që përfundoi në një masakër ndodhi për mosmarrëveshje financiare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu