Anëtarësia e Partisë Demokratike në qarkun e Korçës ka votuar një ditë më parë për kandidatët që do të kalojnë në fazën tjetër për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Votimet në këtë qark u shoqëruan me surpriza, ku u eleminua nga gara deputeti Klevis Balliu, një emër mjaft aktiv në rradhët e Partisë Demokratike gjatë këtyre viteve të fundit si dhe ish-kreu i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri.

Por procesi në degën e Partisë Demokratike të Devollit është shoqëruar me incidente në fund të numërimit të kutive, ku pati përplasje të ashpra.

Disa mbështetës të ish-kryebashkiakut të Devollit Bledion Nallbati kanë qëlluar me grushta kryetarin e PD-së Arben Miza, pasi ky i fundit ka ngritur akuza ndaj Nallbatit lidhur me blerjen e votave dhe dëmtimin e procesit zgjedhor.

Sakaq me një rekord, prej 740 vota kundër, ish-deputeti i Lulzim Bashës Hekuran Hoxhalli është votuar masivisht kundër nga strukturat lokale të demokratëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu