Një pèrleshje me mjete të ftohta ka ndodhur mes disa të rinjve në Tiranë, ku dy persona janë plágosur dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e Saukut të Vjetër, ku janë kònfliktuar me sende te forta, dy vëllezër me dy persona te tjerë, për motive të dobëta, teksa kanë qenë duke qarkulluar me makinë.

Si pasojë janë dèmtuar me sende të forta I.S dhe E.S, binjakë 32 vjeç, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore. Ndërkohë autorët janë larguar nga vendngjarja dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tyre. Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e pòlicisë për ngjarjen në fjalë.

Njoftimi i pòlicisë: Me datë 02.06.2020, rreth ores 08:30, në Sauk të Vjetër, për motive të dobëta janë kònfliktuar me sende te forta, dy vellezërit I.S dhe E.S., binjakë 32 vjeç, me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar, ku si pasoje e kònfliktit jane dèmtuar me sende te forta dy vellezërit, të cilët ndodhen në spital për të marrë ndihmë mjeksore. Me ardhjen e sherbimeve të Pòlicisë, personat janë larguar nga vendi i ngjarjes. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu