Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në orët e pasdites në fshatin Trevllazër në Vlorë.

Një 60-vjeçar teksa ka qenë duke punuar tokën, i është përmbysur zetori e për pasojë ai ka humbur jetën.

Policia ka njoftuar se ndodhet në vendngjarje dhe punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi:

Rreth orës 18:25, në hyrje të fshatit Trevllazër, një zetor duke punuar tokën aksidentalisht është përmbysur dhe si pasojë drejtuesi shtetasi M.K., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Skrofotinë, Vlorë, ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu