Detaje të reja kanë dalë në dritë për Përparim Ademin (Telën), i cili vrau dy motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi paraditen e 31 Dhjetorit 2020 në zonën e Astirit.

Burime jozyrtare  bëjnë me dije se ka tentuar vetëvrasjen në burg pasi është në gjendje të rëndë psikologjike.

Akti tragjik është ndaluar nga gardianët dhe është çuar spitalin e burgut ku i është bërë qetësues dhe më pas e kanë shoqëruar sërish në qeli.

Familjarët e Përparim Ademit, 59-vjeçarit i cili ekzekutoi dy motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhin, me të cilat kishte dhe marrëdhënie intime janë kërcënuar me jetë. Disa mesazhe kërcënuese kanë mbërritur në telefonin e djalit të Ademit, nga vëllai i viktimave.

Mesazhet kërcënuese kanë mbërritur në telefonin e djalit të Përparim Ademit nga Bashkim Metani i cili është vëllai i dy viktimave.

“Do të gjej kudo të jesh. Mos kujto se do të shpëtosh bashkë me Përparimin, sa t’i varrosim. Do villni gjakun e motrave të mia”, shkruan në mesazhe Bashkimi. Kërcënimet i paralajmëroi një ditë më parë edhe bashkëshotja e Ademit në një prononcim për mediat.

Ajo u shpreh se persona të maskuar i kishin dhunuar vajzën, ndërsa shtoi se në rast se shteti nuk e mbron do të largohet nga Shqipëria.Bëhet me dije se familja Ademi ka bërë denoncim në polici dhe materialet i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Sipas informacioneve mësohet se prokuroria do thërrasë për të marrë në pyetje djalin e Përparimit për të mësuar mbi pretendimet që ai dhe familjarët e tij kanë. Gjithashtu sipas burimeve mësohet se ështe sekuestruar edhe telefoni, nga ku kanë ardhur kërcënimet dhe po punohet për zbardhjen e këtyre sms-ve nga cila adresë kanë ardhur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu