Një tjetër aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme, këtë herë në qytetin e Vlorës.

Një makinë ka përplasur një këmbësore në Rrugën Transballkanike.

E plagosura është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Sipas asaj që raportohet nga burimet gjendja e saj shëndetësore është e rëndë, ndërsa për momentin po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Informacioni paraprak i Policisë Vlorë:

Më datë 24.01.2021, rreth orës 21:00, në rrugën Transballkanike, në afërsi të Gjykatës së Apelit, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarja shtetasen M. Ll, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve në gjëndje të rëndë shëndetsore.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu