Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në portin e Durrësit. Një trajler ka përplasur për vdekje një 25-vjeçare, efektive e sigurisë portuale.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit tip “Trajler”, 39-vjeçar me iniciale F.K. është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

“Më datë 07.01.2021, në orën 15:30, në lagjen nr.3, Durrës, në ambientet e portit, shtetasi F. K., 39 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Man”, trajler, ka aksidentuar shtetasen A. H., 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu