Sot është Dita Ndërkombëtare kundër Diskriminimit. Suela Lala, drejtuese e Fondacionit “Së Bashku”foli për problematikat me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara dhe mungesën e vëmendjes së duhur nga instanca përkatëse. Ajo shtoi se liderët politikë gjatë fushatës elektorale duhet ta vënë theksin në adresimin e këtyre problematikeve dhe marrjen e masave të duhura.

 “E para janë barrierat fizike që na pengojnë të marrim pjesë në shoqëri si gjithë të tjerët. Pjesa tjetër ka të bëjë me faktin e të drejtës për punë që duhet të garantohet në mënyrë të barabartë dhe një sërë të drejtash të tjera. Ka të bëjë gjithashtu me ndihmësin personal për ato që nuk mund të kryejnë vetë nevojat e përditshme. Shteti duhet të garantojë një rrogë dinjitoze.  Jemi në prag të zgjedhjeve dhe në kuadër të ushtrimit të votës duhet të merreshin masa që të mos diskriminoheshin personat me aftësi të kufizuara. “, u shpreh ajo

Më tej, Suela shtoi se pandemia ka bërë që personat me aftësi të kufizuara të ndjehen më të izoluar. “Pandemia ka sjellë kufizime për të gjithë, për herë të parë pjesa tjetër e shoqërisë u vu në pozitë izolimi, përjashtimi, definimi në bazë të faktit nëse je i infektuar apo jo dhe janë ato ndjesi që personat me aftësi të kufizuara përballen gjatë gjithë kohës. Pandemia na ka bërë të kuptojmë më shumë se çfarë është të jesh i kufizuar.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu