Një lajm tragjik ka ndodhur këtë të enjte në Portugalia, ku futbollisti brazilian Alex Apollinario nuk arriti të fitojë luftën me sëmundjè, si pasojë ai u nda nga jeta disa ditë pasi pësoi sùlm në zèmër gjatë ndeshjes.

Futbollisti 24 vjeçar pësoi sùlm në zèmër të dielën dhe u shemb në fushë në mes të ndeshjes midis Alverca dhe Almeira në ligën e tretë të Portugalisë.

Braziliani u transferua me urgjencë në spital, ku mjekët luftuan për jetën e tij, madje në një moment u tha se gjendjá e tij ishte e qëndrueshme. Sidoqoftë, trùpi i tij nuk ishte aq i fortë sa të përballonte një sulm kaq të fortë në zèmër.

Klubi i tij konfirmoi të enjten se Apolinario kishte vdekur në spital.

“Me keqardhje të thellë ju informojmë këtë mëngjes, sipas informacionit të siguruar nga stafi mjekësor i Spitalit Villa Franca de Cira, që Alex Apollinario ynë vdiq. FC Alverca do të sigurojë të gjithë mbështetjen e nevojshme për fámiljen e tij. Në këtë moment të zisë, të gjitha aktivitetet e klubit ánulohen”, njofton klubi.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu