Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, i cili u vaksinua ndër të parët nga bluzat e bardha në vend, në një intervistë për “Gazeta SI” tregon se vaksinimi padyshim është një fazë e rëndësishme e kësaj pandemie. Mjeku shpjegoi se njerëzit nuk duhet të jenë skeptik për të bërë vaksinën dhe ai mendon që personat që e kanë kaluar virusin Sars-Cov-2 nuk duhet të bëjnë vaksinën pasi kanë mjaftueshëm anti-trupa.

Sipas Piperos, njerëzit që e kanë kaluar koronavirusin, krijojnë imunitet natyral, ndoshta të vlefshëm për gjithë jetën dhe, si rrjedhojë, nuk kanë nevojë të bëjnë vaksinën anti-Covid. Edhe pse ende nuk dihet sa është kohëzgjatja e imunitetit nga infektimi natyral dhe antitrupat, doktor Pipero thotë se kjo mbetet për t’u parë, por gjithsesi fasha e fundit për të aplikuar vaksinën janë pikërisht ata që e kanë kaluar virusin.

Unë kam pasur dhe kam mendimin se personat që e kalojnë Covid-19, me ose pa nevojshmëri klinike, jo vetëm përballin një sfidë, por edhe krijojnë imunitet natyral, i mjaftueshëm dhe i vlefshëm për një kohë relativisht të gjatë, ndoshta për gjithë jetën, kjo mbtetet për t’u parë, natyrisht, ndaj mendoj se nuk e kanë të rekomanduar vaksinimin, madje nuk e kanë as të nevojshëm, edhe pse nuk ju bën dëm, përkundrazi. Gjithsesi, varet nga udhëzimet e OBSH-së dhe politikave lokale ta aplikojnë apo jo vaksinën. Në ketë rast, unë do mendoja që ata të ishin fasha e fundit për ta aplikuar”.

I pyetur se çfarë kujdesi duhet të kenë personat që marrin dozën e parë të vaksinave, ai ka treguar se thjesht duhet të përdorin maskën, të ruajnë distancën dhe të kenë kujdesin e duhur për higjienën e duarve.

Duhet të bëjnë të njëjtin kujdes, pra të përdorin maskën, të ruajnë distancën dhe të kenë kujdesin e duhur për higjienën e duarve. Madje ky kujdes duhet të na shoqërojë të gjithëve deri në fund të kësaj pandemie.

Por, kur mund t’i shohim rezultatet e vaksinimit? Infeksionisti ka treguar se duhet pritur pasi të vaksinohen së paku 20% e popullsisë, dhe fundin e shpejtë të pandemisë pasi të jenë vaksinuar mbi 60% e popullsisë.

Mendoj se rezultatet e vaksinimit duhen pritur pasi të vaksinohen së paku 20% e popullsisë, dhe fundin e shpejtë të pandemisë pasi të jenë vaksinuar mbi 60% e popullsisë. E sigurt është që vaksina shënoi fillimin e fundit të kësaj pandemie!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu