Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Nënë e bir plagosen nga një 45 vjeçar.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 23.02.2021, rreth orës 20:10, në lagjen nr.12, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta (për vende parkimi), fillimisht me sende të forta, shtetasi Zyber Juba, rreth 45 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Flamur  Çerma rreth 23 vjeç.

Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë dhe shtetësja Valbona Çerma., rreth 45 vjeçe, ( e ëma e shtetasit Flamur Çerma.,), e cila ndodhej në momentin e konfliktit dhe është dërguar në spital nga shërbimet e Policisë dhe ndodhet bashkë me djalin nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar shtetasi Zyber Juba, është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu