Një minator ka mbetur i plagosur paraditen e sotme në një nga galeritë e Bulqizës. Mësohet se ai është Agron Gjeta i moshës 55-vjeç.

Burime bëjnë me dije se Gjeta është dërguar në spitalin e Bulqizës ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe tashmë pritet të transportohet drejt Tiranës për një ndihmë më të specializuar.

Mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetën ndërsa pritet hetimi i plotë i ngjarjes për të mësuar rrethanat e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu