Një 34-vjeçar me iniciale B.L. është arrestuar nga policia e Tiranës. Ai ishte shpallur në kërkim pasi rreth dy javë më parë ka plagosur me thikë një 16-vjeçar.

Në lidhje me këtë ngjarje prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Tashmë materialet hetimore për 34-vjeçarin iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu