Është paraqitur vetë në komisariat biznesmeni Albert Allmuça, pas ngjarjs së sotme ku mbeti i plagosur ortaku i tij Sino Llanaj.Burimet raportojnë se Allmuça pretendon se nuk është i përfshirë në këtë ngjarje.

Sino Llanaj dhe Albert Allmuça u konfliktuan mëngjesin e sotëm dhe sherri agravoi deri në përdorimin e armëve ku u plagos Llanaj.

Burime bëjnë me dije se në konflikt janë të përfshirë të paktën pesë persona.Mësohet se Sino Llanaj ka shkuar tek pallati me persona të tjerë. Sipas policisë kanë qenë të organizuar për të shkuar aty.

Grupi hetimor vijon hetimet, ndërkohë që ende nuk dihet kush ka qëlluar me armë. Nga të shtënat mbeti i plagosur biznesmeni Llanaj si dhe një kalimtar i rastit. Po ashtu gjatë përleshjes është lënduar edhe roja i pallatit në ndërtim pasi është goditur me grushte dhe sende të forta.

Konflikti mes dy ortakëve të ndërtimit të një pallati është i hershëm. Ata kanë akuzuar njëri-tjetrin për mos kryerje pagesash të përbashkëta.

Vijon…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu