Shumë nuse shprehen se vjehrra e tyre nuk pëlqen asgjë që ato bëjnë, ajo e bën këtë pasi mendon se djali i saj është më i mirë se nusja që ka marrë, ndërsa shumë vjehrra nuk janë të kënaqur nga zgjedhja e djalit pasi në disa raste nuk plotësojnë kushtet që do ajo. Në jetën e përditshme abuzohet shumë me mënyrën se si funksionon marrëdhënia nuse–vjehrrë. Në këtë rast kemi të bëjmë dy persona të ndryshëm, të grupmoshave dhe të botëkuptimeve të ndryshme dhe të interesave të ndryshëm, por që i bashkon i njëjti person. Por denoncimet e një gruaje me inicialet G.V janë thuajse të ngjashme me përmbajtjet e komedive shqiptare ku në fokus është nusja dhe vjehrra. Mësohet se një qytetar ka denoncuar në policinë e Kombinatit një rast zënke midis të moshuarës 76 vjeç me inicialet G.V dhe nuses së saj L. V. dhe kur policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka konstatuar që personat po mallkoheshin dhe shaheshin me njëra-tjetrën. Në deklaratën e vjehrrës është theksuar se nusja ushtronte dhunë që nga viti 2005, teksa është shprehur se nuk është e kënaqur nga puna e saj në shtëpi.

Vjehrra: Jam plakë, nuk vij dot në komisariat. Bëtë mirë që erdhët, kështu që dijeni se kam që në vitin 2005 që dhunohem nga nusja e djalit. Nusja më ka hedhur rërë në ushqim në një rast dhe nuk tregova, e qepa gojën. Madje njëherë më mori aparatin e tensionit dhe syzet dhe m’i ndërroi qëllimisht, ndaj kam probleme me sytë dhe aparati që ka vënë nuk punon. Kur zbulova që nusja më hedh rërë në ushqim, njoftova ambulancën dhe jam e bindur që e bën rregullisht. Nusja nga ana tjetër nuk di të gatuajë. Nuk di të bëjë asgjë. Jam moshë e thyer dhe ngrihem i bëj vetë të tëra. Ne grindemi për pastërtinë e shtëpisë.
Ndërkohë nusja në deklaratën e saj ka hedhur poshtë të gjithë historinë e vjehrrës, teksa ka deklaruar se e moshuara bën gjithçka që ajo dhe djali të mos jenë bashkë.

Nusja: Unë me burrin jetojmë të veçuar në një dhomë, aty hamë aty flemë. Vetëm banjën e kemi të përbashkët. Vjehrra po bën të pamundurën që të na ndajë. Në fillim priste që ne të lindim fëmijë, por nga martesa nuk qe e mundur të bëheshim prindër. Ajo ma hedh fajin mua që s’kemi fëmijë dhe ndaj sajon të gjitha këto.
Por djali i shtëpisë shpjegoi se në thelb të përplasjes mes dy grave ishte refuzimi i të ëmës për të pranuar nusen e tij.

Djali: Jo vetëm nëna, por familja në tërësi nuk qe dakord për martesën. Kur nusja hyri në shtëpi filluan grindjet, në fillim e akuzuan se mungonin filxhanët dhe sende pa vlerë. Pastaj më higjienën, se sipas tyre nusja ime nuk dinte të lahej në dush, nuk dinte të vinte lavatriçen. Pastaj e shanin o magjistare. Familja ime është e bindur që nusja më ka bërë magji, por kjo nuk është e vërtetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu