Një ngjarje e pazakontë, ka ndodhur së fundmi në Itali. Mediat italiane, bëjnë me dije se një police është dhunuar me shkelma dhe grushte nga një qytetare gjatë kohës që kjo e fundit po bënte kontrollin e masave anti-Covid në afërsi të një lokali në Piazza Cavour.

Mësohet se ajo ka kundërshtuar me forcë kontrollin policor, por megjithatë ende nuk dihen arsyet që e kanë çuar gruan të bëjë një veprim esktrem ndaj efektives.

Autoritetet shprehen se dhuna është e patolerueshme, sakaq gruaja është arrestuar teksa vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu