Një 61-vjeçare nga Fieri është arrestuar nga policia e Tiranës pasi kryente marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. 61-vjeçarja e identifikuar me inicialet N.P u kap në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale me një 29-vjeçar në një hotel në bulevardin ‘Zogu i Parë’.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se në pranga ka rënë dhe një 23-vjeçar nga Tropoja i cili u kap në flagrancë me një sasi farash të dyshuara kanabis.

Njoftimi:

Tiranë

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Forca e posaçme “Shqiponjat”, në zbatim të Planit të Masave për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe evidentimin e personave që lëvizin me sende të kundërligjshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë konstatuar dhe ndaluar shtetasin L. Rr. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi farash të dyshuar kanabisi. Në përfundim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. Rr., 23 vjeç, banues në Tropojë.

Nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit, shtetasja N. P., 61 vjeçe, banuese në Fier dhe shtetasi O. B., 29 vjeç, banues në Tiranë, sepse në bulevardin “Zogu i Parë”, në ambientet e një hoteli, shtetasja N. P. është kapur në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin O. B., kundrejt shpërblimit.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan në gjendje të lirë shtetasin F. H., 46 vjeç, pasi është konfliktuar me shtetasin A. M., për motive të dobëta.

•Më datë 03.02.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin P. M., 55 vjeç, banues në Tiranë, sepse nëpërmjet mashtrimit i ka përvetësuar një shumë parash shtetasit B. K.

•Më datë 03.02.2021, shtetasi E. B., 30 vjeç, ka kallëzuar se nëpërmjet një mesazhi në telefonin e tij është kanosur nga një person i panjohur. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu