Një konflikt i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, ku dy të njohur të cilët ishin duke konsumuar një kafe, janë konfliktuar me njëri tjetrin.

Agravimi i debatit bëri që njëri prej tyre të qëllonte me thikë në këmbë tjetrin. Për pasojë ka mbetur i palgosur një 45-vjeçar identiteti i të cilit nuk bëhet me dije. Personi i lënduar është transportuar me urgjencë drejt spitalit të qytetit, ku po merr dhe ndihmën e parë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur pranë ish shtëpisë se Oficerëve në qytetin bregdetar, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor kanë mbritur në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu