Dhjetra qenë janë masakruar dhe torturuar në Pogradec, deri sa janë lënë të ngordhin. Ngjarja është denoncuar në rrjetet sociale nga qytetarë të ndryshëm, ndërsa kafshët janë lënë në mes të dëborës dhe të lidhur me zinxhirë.

Shoqata ”Animal Rescue Albania” në një postim në rrjetet sociale ka reaguar ashpër dhe ndaj kryetarit të Bashkisë Pogradec Ilir Xhakolli.

Postimi i plotë në rrjetet sociale:

SOT jemi me te deshperuar e dorezuar se kurre teksa shohim e jemi deshmitar te te njejtave tmerreve qe vazhdojne te ndodhin ne POGRADEC me kafshet e rruges.

Jashte cdo norme etike morale por mbi te gjtiha ANTI-LIGJORE kafshet e rruges vazhdojne te masakrohen torturohen te lihen te lidhur pa ngrene, ne te ftohte e acar derisa vdesin. AUTORI KETIJ KRIMI ESHTE BASHKIA POGRADEC.

Nje vajze na raportoi kete krim mizor para nje jave dhe po perpiqeshim te mblidhnim fakte mbi zonen e sakte dhe ngjarjen. Por nuk morem me pergjigje prej saj.

Sot nje grup kafshedashesish nga Elbasan CARES about Animals dhe z. Sazan Guri kane shkuar dhe kane gjetur provat e ketij krimi te shemtuar duke denoncuar ne emisionin Stop Tv Klan.

KAFSHE TE LIDHURA NE MES TE DEBORES NE QIELL TE HAPUR. ZOTI E DI SE CFARE TMERRESH KANE PARE DHE PERJETUAR.

Fjalet na kane mbaruar tashme dhe nuk kane me asnje peshe.

SOT NUK DO I BEJME THIRRJE NDERGJEGJES SE KETYRE NJEREZVE PASI ME SIGURI NUK E KANE. POR KERKOJME TE RESPEKTOHEN ATO PAK DISPOZITA LIGJORE NE FUQI NE MBROJTJE TE KAFSHEVE.

DERI KUR LIGJI NE KETE VEND DO JETE NJE OPINION??

GRUMBULLIMI I KAFSHEVE NE NJE MENYRE TE TILLE QE U SJELL ATYRE VUAJTJE,DEMTIM DHE DHIMBJE ESHTE CNJEREZORE DHE PERBEN VEPER PENALE E CILA NDALOHET NGA NENI 76 I “LIGJIT PER VETERINARINE NE RSH”.

Ka nje baze ligjore qe duhet respektuar ne trajtimin e kafsheve te rruges ZOTI KRYETAR i BASHKISE Ilir Xhakolli te cilen mund ta konsultoni ne kreu VI pika 3 e VKM nr 230 date 20.3.2013 “PËR PËRCAKTIMIN E FUNKSIONEVE, DETYRAVE SPECIFIKE DHE STANDARDEVE TË SHËRBIMIT VETERINAR TË QEVERISJES VENDORE”

GJITHASHTU Neni 80 i ligjit Per Veterinarine percakton procedura per groposjen e kafsheve në qendrat e përpunimit, post mortem.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu