Një i ri nga Kosova ka përfunduar në spital, pasi është dhunuar nga policia, e cila pretendon se e ka dhunuar gjakovarin, vetëm se ka hyrë me të kuqe dhe nuk iu bind urdhërit të ndalimit. Gjithashtu i lënduar ka mbetur edhe një efektiv policie, i cili ka marrë dëmtime gjatë momentit të arrestimit. Sipas policisë, i riu vetëm është dëmtuar në fytyrë, por Gazeta Sinjali ka konfirmuar se ai ka thyer të paktën tre brinjë.

Në pyetjen e Sinjalit se a është e vërtetë se qytetari ka pasur vetëm gërvishtje në fytyrë, përgjigjja ishte se është e pavërtetë dhe se lëndimet trupore që qytetari ka pësuar nga policët, janë shumëfish më të mëdha.

Autoritetet deklarojnë:

Mund të konfirmoj që hetuesit tanë janë të informuar për rastin dhe janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke marrë veprime hetimore, konform autorizimeve ligjore të Inspektoratit Policor. Hetuesit janë ende atje, në Gjakovë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu