Një shqiptar u ndalua sapo zbriti në portin e Barit në Itali. Kjo për shkak se atij iu zbulua diçka e veçantë në bagazhe. Ai po transportonte drejt Italisë dy breshka të rralla.

Sipas agjencisë ANSA, gjatë kontrollit u zbulua se shqiptari kishte me vete dy breshka, që janë klasifikuar si specie në zhdukje. Bëhet fjalë për speciet Testudo Hermanni.

Breshkat nuk kishin certifikatat e nevojshme dhe as mikroçipin e identifikimit.

Shqiptari është paditur për tentativë për importimin e specieve të rrezikuara. Breshkat ndërkohë janë vendosur në një qendër të kujdesit për jetën e egër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu