Nga Mariglen Miraka

Gardiani cërrikas 19 vjecari Vokli Laroshi, ka marrë një ftesë nga trajneri Alban Bushi i shpresave kuqezi.

Laroshi është pjesë e skuadrës së Turbinës që luan në kategorinë e parë. Paraqitja e mirë e tij, duke kontribuar në qëndrimin e cërrikasve në ligën e parë, ka bërë që të bëhet pjesë e 21 vjecarëve të Shqipërisë. Kjo është një arritje e madhe për shtatëlartin Laroshi, që ka cilësi mjaftë të mira.

Portierit në fjalë i është bërë një ëndërr realitetë dhe do kërkojë të japi më të mirën, për të vazhduar dhe të jetë pjesë e shpresave dhe herët e tjera. Ai tashmë po stërvitet me grupin, ndërsa tifozët e shumtë cërrikas janë në mbështetje të tijë.

Ky është grumbullimi i tij i parë me kuqezinjtë e vegjël dhe do kërkojë te jetë edhe në grumbullimet e tjera të 21 vjecarëve të Shqipërisë. Ky është një vlersim që i bëhet titullarit të Turbines, i cili ndihet shumë i gëzuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu