Përgatitur nga: Melisa Koduzi

Një nga efektet anësore që disa njerëz përjetojnë pasi kanë COVID-19 është një humbje e zgjatur e nuhatjes dhe shijes – dhe disa janë të gatshëm të provojnë pothuajse gjithçka për t’i kthyer këto ndjesi.

Kjo përfshin karbonizimin e një portokalli mbi një flakë të hapur dhe ngrënien e saj, gjë që u shfaq si një trend i ri që u bë shumë shpejt viral nga të gjithë. Shumë njerëz në platformën e mediave sociale ndanë video të tyre duke djegur një portokall, duke prerë lëvoren e nxirë dhe duke përzier frutat me disa lugë sheqer kaf, duke krijuar kështu një shpikje që, pasi të hahet, sjell shqisat e munguara.

Por sa funksionale është kjo metodë?

Ekspertët thonë se nuk ka asnjë provë shkencore që të hahet një portokall i djegur mund të shërojë humbjen e shqisave.

Humbja e aftësisë për të shijuar dhe nuhatur, dy shqisa që janë të lidhura ngushtë, ndodh shpesh si rrjedhojë ë infeksioneve virale. Ndërkohë që disa njerëz kanë raportuar një humbje të zgjatur të shqisave pasi kanë koronavirus, shumë të tjerë zbulojnë se kthehen në normalitet brenda disa javësh.

“Njerëzit shpesh nuk e dinë se sa nuhatje kanë humbur, kështu që në momentin që ata bëjnë diçka aq intensive, si djegia e një lëvore portokalli, që do t’ju japë një ndjesi të jashtëzakonshme, tregon që ju mund të keni pasur tashmë një aftësi, por në thelb keni “shokuar” sistemin tuaj duke nuhatur diçka të fortë “, shprehen ekspertët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu