Kieren Hamilton, i cili ka 175,00 ndjekës në Instagram, braktisi shkollën e mesme dhe iu drejtua YouTube për mësime.

Ndërsa është e natyrshme që në ditët e sotme të ndajmë momente në rrjetet sociale nga jeta luksoze, jo gjithmonë është një ide e mirë, pasi vetë i riu deklaroi se kjo i kushtoi shtrenjtë.

Pak kohë më vonë, pasi njerëzit panë postimet e tij, menduan se është një tregtar droge dhe në janar 2018 dy burra shkuan ta grabisnin duke e urdhëruar atë që të zbrazte kasafortën, dhe madje e qëlluan edhe me thikë.

Kieren u tha burrave që ai nuk kishte atë çka ata kërkonin, madje u përpoq t’u ofronte atyre shampanjë, por kjo dukej se nuk i bindi.

Në kohën e incidentit, nëna e Kieren, Nikki Campbell i tha Manchester Evening News se ai ishte i shqetësuar për vajzën e tij, e cila kishte qenë në shtëpi.

Ajo tha:

Ai nuk ishte i shqetësuar për veten e tij, por për vajzën e tij të vogël, pasi ajo ndodhej në shtëpi duke bërtitur.Në fund, hajdutët morën laptopin, telefonin dhe qenin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu