Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Greqi, ku një burrë në gjendje të rënduar psikologjike ka tentuar që t’i japë fund jetës pasi rezultoi me koronavirus.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 në plazhin e Proasteio, në Patra të Greqisë. Mediat fqinje shkruajnë se burri u hodh në det, duke dashur të bëjë vetëvrasje. Por falë ndërhyrjes në kohë të grupeve të shpëtimit, u bë e mundur nxjerra nga deti i burrit, i cili ishte i vetëdijshëm.

Policia po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të ngjarjes në fjalë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu