Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi dyshohet të jetë autori i mbi 10 vjedhjeve në vendin fqinj.

Bëhet fjalë për një 25 vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë ende i njohur, që është cilësuar nga mediat helenike si “Tmerri i Athinës”.

I riu futej në dyqanet e qytetit dhe merrte të gjitha gjërat me vlera që mundej. Ai ishte arrestuar disa herë nga Policia Greke, por që kishte arritur t’i shpëtonte gjithmonë burgut, sipas mediave Greke.

Në videon e mëposhtme shihet se si i riu futet në një dyqan ku nuk shihet askush dhe me qetësi merr një laptop që ndodhet aty dhe më pas largohet duke vrapuar.

Mediat vendase raportojnë se deri më tani policia ka zbardhur 10 vjedhje që janë bërë nga personi në fjalë.

Sakaq, policia vijon punën nëse ka marrë pjesë dhe në ngjarje të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu