Presidenti Ilir Meta ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet përkrah ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

“Sot me Ramushin, në këtë Pranverë Shqiptare”, shkruan Meta, ndërkohë që shfaqet i buzëqeshur me kreun e AAK-së në një ditë me diell.

Ky është takimi i parë i një lideri nga Kosova pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, ku rezultoi fituese Lëvizja Vetëvendosje. Kujtojmë se ish-kryeministri Haradinaj, ka shpallur kandidaturën e tij për Presidenti të Kosovës.

Takimi vjen afro dy muaj para zgjedhje të 25 prillit, të cilat presidenti Ilir Meta i ka konsideruar një referendum popullor për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu