Moderatorja Jona Spahiu pritet të rikthehet në ekran përmes programit më të ri në ABC, “Kosherja”.

Prej disa kohësh, ajo i është përkushtuar lindjes së djalit dhe ky do të jetë një rikthim i fuqishëm për një nga vajzat më të suksesshme të televizionit.

E ftuar në ‘Abc e Mëngjesit’, ditën e sotme, Jona përveç se zbuloi disa nga surprizat e “Kosheres”, tregoi edhe se si e priti bashkëshorti i saj, pranimin e ofertës nga autori Altin Basha.

Unë jam shumë entuziaste, jam shumë natyrë pasionante. Në moment që ndodhem i përkushtohem shumë diçkaje që bëj.

Isha me Frenklin kur e morëm vesh. Është shumë natyrë suportuese, ai vjen po ashtu nga televizioni. Jemi njohur në televizion, në Dixhitalb. Ai ishte komentator. Edhe këtë herë më tha: ‘Do ta bësh mi pse s’do e bësh’. Frenkli është natyrë shumë me humor, ai është gjithmonë qendra e tavolinës”.

Më tej, Jona foli edhe për raportet me aktorin Bes Kallaku, i cili tani do të jetë edhe moderator në krah të saj.

“Unë me Besin kemi punuar më herët me të njëtin televizion. Kemi raporte shum të mira. Besi është Besi, ka shumë energji dhe njëri shumë pozitiv”, u shpreh ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu