Gjatë mbrëmjes së sotme janë konstatuar forca të shumta policore në disa nga akset kryesore që lidhin Elbasanin me Tiranën, Peqinin, Librazhdin dhe Cërrikun.

Shërbimet e policisë rrugore kanë ushtruar kontrolle në mjaft automjete. Ndërkohë që përmes radarit janë ndëshkuar dhjetëra shoferë.

Gjithashtu, para fillimit të orës policore, mjaft uniforma blu janë konstatuar edhe në rrugët kryesore të qytetit.

Ende nuk dihet nëse ky ka qenë një aksion i planifikuar i policisë në ndjekje të elementëve në kërkim.

Një burim policor u shpreh për infowebtv se operacione të tilla janë rutinë e punës së policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu