Prof. Dr. Skender Topi rizgjidhet Rektor i Universitetit të Elbasanit edhe për katër vitet në vazhdim.

Pas përfundimit të procesit në 5 fakultete Prof. Dr. Skender Topi fitoi me 89.4% të votave të grumbulluara nga studentët dhe personeli akademik.

Sa i përket fakulteteve të këtij Universiteti rezultatet janë si më poshtë:

Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës rizgjidhet Prof. Dr. Sotir Mali
Në Fakultetin Ekonomik rizgjidhet Prof. As. Dr. Imelda Sejdini
Në Fakultetin e Shkencave Mjekësore dhe Teknike rizgjidhen Prof. As. Dr. Shkëlqim Hidri

Në Fakultetin e Shkencave të Edukimit Prof. As. Dr. Elisabeta Osmanaj.

Rezultati i arritur nga profesor Skender Topi për rektor dëshmon edhe njëherë mbështetjen masive që ai gëzon si ndër studentë ashtu edhe në stafin akademik të 5 fakulteteve.

Gjithashtu ai është tregues i punës së kryer deri më tani nga organet drejtuese të udhëhequr me vizion nga prof. Topi.

Pas rezultateve të akreditimit Universiteti i Elbasanit u klasifikua si shkëlqyeshëm nga grupi i punës dhe pritet të marrë maksimumin e viteve (5-6).

Një ndër sfidat e rektorit gjatë viteve në vazhdim është akreditimi i sa më shumë programeve të studimit në të gjitha fakultetet.

Ndërkohë investimet, ndërkombëtarizimi, rritja shkencore dhe profesionale, hapja e degëve që kanë tregje të punës, çelja e degës juridik etj, janë disa nga arritjet katër viteve që shkuan.

Në katër vitet në vazhdim Universiteti i Elbasanit ka si objektiv të kthehet në një nga Institucionet lider të Arsimit të Lartë në Shqipëri.