Nis procesi gjyqësor ndaj Izet Haxhisë, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar të thirren si dëshmitarë në procesin gjyqësor ndaj Izet Haxhisë, Sali Berishën, Jaho Mulosmanin dhe Ylli Rakipin.

Burime për gazetaren Glidona Daci bëjnë me dije për abcnews.al se organi i Akuzës ka kërkuar në total 10 dëshmitarë. Ndërsa avokati mbrojtës i Haxhisë, Idajet Beqiri do të kërkojë në seancën e radhës edhe marrjen në pyetje të motrave Ajshe dhe Zylfie Haklajt, Muharrem Haklajt dhe Zenel Nezës.

Izet Haxhia është dënuar në mungesë me 25 vite për vrasjen e Azem Hajdarit. Pas vrasjes së Hajdarit, Haxhia u arratis për të qëndruar për gati 20 vite në Turqi dhe më pas u ekstradua në Shqipëri në 8 maj të vitit 2018. Me të ardhur në Shqipëri, Haxhia kërkoi rihapjen e procesit gjyqësor, kërkesë e cila u pranua nga gjykata.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu