Pas protestës së zhvilluar ditën e sotme nga punonjësit e një fasonerie në Lezhë, menjëherë ka ardhur një reagim nga Sindikata e Punëtorëve dhe nga vetë pronari i fabrikës.

Pronari i fabrikës Alfred Mali, ka theksuar se mungesa e energjisë elektrike do të sjellë falimentimin.

“Mungesa e energjisë elektrike do të sjellë falimentimin. Sot do ti dërgojë në shtëpi punonjësit sepse nuk ka energji. Kam kërkuar sigurimin e një linje të sigurt, por zgjidhja e drejtuesve të OSSHE ka qenë që të bëj vetë një linjë elektrike që i kushton firmës 100 mijë euro”, tha pronari i fabrikës.

Gjithashtu nga ana tjetër kreu i Sindikatës, Igli Molla ka kërkuar të gjendet një zgjidhje e shpejtë për këtë situatë, pasi 300 familje po mbeten pa punë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu