Modelja me famë botërore, Kendall Jenner, ka njoftuar pak ditë më parë lancimin e një marke tekila. Mirëpo, nga ana tjetër duket se jo të gjithë janë të lumtur për këtë fakt.

Jenner, përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram , ka treguar për ndjekësit e saj se ajo ka punuar për rreth 3 vite e gjysmë për markën e saj të quajtur “818” , si dhe konfirmoi se është provuar dhe zhvilluar me një ekip të madh ky produkt.

Nga ana tjetër, nuk kanë munguar kritikat në lidhje me markën e re të supermodeles, pasi fakti që Jenner ka nisur një biznes duke mos patur njohuri nga kultura meksikane, ka bërë që fansat e saj këtë gjë, ta konsiderojnë si të papranueshme. Ato e konsiderojnë këtë si një shembull i përvetësimit kulturor.

“Ideja e të personazheve publikë të bardhë që marrin nga artizanët vendas meksikanë dhe përfitojnë nga traditat dhe biznesi bujqësor, por vetëm vizitojnë Cabos dhe Puerto Vallarta për vendet e pushimeve … më duket një mënyrë e gabuar”, shkroi një ndjekës.

Kendall Jenner, me markën e saj të tekilës, i bashkohet listës të së famshme që kanë markat e tyre në këtë sektor, duke përfshirë në këtë listim Nick Jonas, George Clooney dhe Dwayne “The Rock” Johnson.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu