Një studente 22-vjeçare është goditur nga tre të rinj, e kjo vetëm për faktin sepse kishte veshur fund të shkurtër. Ngjarja ka ndodhur në qytetin francez të Strasburgut, ku studentja tregon se të rinjtë , pasi e ofènduan për fundin që kishte veshur e kanë goditur me grusht. Në videon e mëposhtme e reja shihet me sy të nxirë. Elizabeth shprehet se dëshmitarë për këtë janë disa qytetarë, të cilët e panë ngjarjen, por askush nuk ndërhyri.

Pas sulmit tre të rinjtë u larguan, ndërsa studentja 22-vjeçare njoftoi policinë. Sipas France Blue, kjo nuk është hera e parë që ndodhin ngjajre të tilla. Më herët një 18-vjeçar kishte goditur dy vajza, në një stacion tramvaji, vetëm se i kishte parë ato me një fund të shkurtër. Ai u arrestua rreth 20 minuta më vonë dhe është akuzuar për sulm.

Burimi: DailyMail

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu