Në një intervistë për “Daily Love Story”, Enxhëll ka folur rreth 3 puthjeve që Saimiri shkëmbeu me Flavian, Merin dhe Generdën. Ajo ka cituar fjalët e opinionistes Jerina Lalaj, për faktin që konkurrentet e Love Story janë ‘lojtare shahu’, duke nënkuptuar që në fund do të dalin të gjitha një nga një.

Ajo ka thënë se egoja e saj nuk do e lejonte që Saimiri ta puthte, duke u shprehur se ka më shumë respekt për veten se për të.

“Më duket sikur ne vajzat e Love Story po bëhemi më të emancipuara, por se di. Siç e ka thënë edhe Jerina, jemi të gjitha lojtare shahu dhe kur kemi ardhur i kemi marrë parasysh gjërat. Egoja ime nuk do ta pranonte puthjen. Kemi qenë 18 vajza, nuk mund ta quaj Saimirin partnerin tim por unë dua ta puth partnerin tim. Jam pak konfuze. Jo sepse në radhë të parë, para se të kem respekt për Saimirin kam shumë respekt për veten time dhe nuk dua ta bëj atë gjë”, ka thënë Enxhëll.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu