Artan Hoxha këtë të mërkurë ka folur në lidhje  me mesazhin që është publikuar direkt pas vetëvrasjes së 28 vjeçarit në spitalin Covid 2 në gusht të vitit 2020.

Hoxha është shprehur se SPAK duhet të hetojë me detaje shkaqet që çuan në vetëhedhjen e 28 vjeçarit Xhino Koça të infektuar me Covid, duke akuzuar se ka qenë spitali ai që e ka publikuar një mesazh që i riu kishte shkruar me gjasë dhe nuk e kishte dërguar te asnjë i afërm.

Në mesazhin që është bërë publik për mediat thuhej se 28 vjeçari kishte shkruar për familjarët një tekst lamtumire që mesa duket nuk ja ka dërguar asnjërit dhe sipas gazetarit kanë qenë personeli Brenda spitalit që e ka zbuluar dhe bërë publik para se telefoni të ishte ne duart e policisë.

Hoxha në fjalën e tij thekson se hetuesit duhet të punojnë dhe të zbulojnë se nga doli vërtet kjo sms dhe nëse vërtet një tekst i tillë është shprehur nga 28 vjeçari.

Në intervistën e tij  gazetari ka deklaruar se mesazhi i të riut është publikuar në media në momentin që familjarët e tij kanë kërkuar sqarime në lidhje me protokollin e mjekimit që është ndjekur për të afërmin e tyre.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu