Një top misterioz i titanit i mbuluar me shenja ruse është zbuluar në një plazh në Bahamas dhe mendohet se mund të jetë pjesë e një anije kozmike.

Topi, i cili peshon 41 kg, u gjet duke dalë nga rëra në Ishullin Harbour të mërkurën më 24 Shkurt. Manon Clarke, një grua britanike që po shëtiste në plazh me familjen e saj, së pari zbuloi ‘topin me shkëlqim argjendi’.

Edhe pse nuk janë të sigurt se si topi u varros në plazh, disa ekspertë të hapësirës besojnë se topi mund të ketë ardhur nga një satelit ose anije kozmike, veçanërisht nga një tank Hydrazine Propellant.

Mark Morabito, Kryetari i Virgin Galactic, i cili aktualisht po stërvitet për të qenë një astronaut, tha se ai është 99% i sigurt se është një tank hidrazine nga ‘një lloj rakete’.

Këto raketa pa pilot përdoren për të lëshuar satelitë në hapësirë. Teksti rus në top thotë se objekti ka një diapazon të temperaturës operative ndërmjet -170 ° C dhe -196 ° C.

Burimi:unilad, joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu