Një atentat me armë zjarri është shënuar pak minuta më parë në lagjen e re të Bulqizës.

Burime nga vendi ngjarjes bëjnë të ditur se një breshëri plumbash janë derdhur në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi Eri Tollja. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit nuk është goditur nga predhat dhe i ka shpëtuar atentatit.

Bëhet me dije se Eri Tollja, ishte shënjestra e atentatit.

Ky i fundit po qarkullonte me automjetin e tij në aksin Bulqizë-Peshkopi në momentin që është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Fatmirësisht, Tollja shpëtoi pa marrë asnjë plumb, por është shoqëruar në komisariat për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Marrja në pyetje pritet të zbardhë më shumë detaje, ndërkohë që mësohet se është shpallur në kërkim edhe personi që e donte të vdekur. Bëhet fjalë për kushuririn e tij B. Zeneli, por ende nuk dihet motivi i ngjarjes.

Ngjarja ndodhet nën hetim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu