Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Kavajë, ku një burrë ka rrahur dhe ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij italiane.

Aktualisht autori ndodhet në Komisariatin e Kavajës.

Në lidhje me ngjarjen, mësohet se ai ka deklaruar se në katin e parë të hotelit ku po qëndronin, po bëhej festë dhe nga aty vinte zhurmë.

Ai është ankuar për zhurmën për shkak se ishte orë e vonë. Gjithashtu sipas dëshmisë së tij, kanë qenë disa miq të bashkëshortes që kanë shkuar në dhomë dhe e kanë rrahur këtë të fundit.

Më pas në konflikt e sipër, siç tregon ai, ka marrë një mjet prerës dhe e ka goditur të shoqen në pjesën e parakrahut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu