Qeveria ka dyfishuar ndihmën ekonomike për disa kategori familjesh, me argumentin për përballimin e pandemisë, e cila ka 1 vit që ka filluar. Vendimi është marrë pikërisht 2 muaj para zgjedhjeve të 25 prillit dhe disa ditë pas premtimit të opozitës se kur të vijë në pushtet do të dyfishojë ndihmën ekonomike.

 

Kështu familjet në nevojë që nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të pamjaftueshme, jetimët, viktimat e trafikimit dhe të dhunës do të përfitojnë për një periudhë 6 mujore dyfishim të ndihmës ekonomike.

Vendimi i publikuar në fletoren zyrtare i shtrin efektet nga data 1 janar i këtij viti deri në Qershor. Sipas qeverisë vendimi është marr me qëllim zbutjen e efekteve të shkaktuara nga pandemia covid-19.

Masa e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë përcaktohet sipas strukturës të familjes. Kjo është hera e dytë që nga shpallja e pandemisë që qeveria miraton dyfishimin e pagesës të ndihmës ekonomike.

Në Paketën Financiare 1 në mbështetje të biznesit të vogël dhe qytetarëve, u miratua Masa 2 për dyfishim të pagesës për individët që përfitojnë pagesë të ndihmës ekonomike dhe Masa 3 dyfishim të pagesës për individët që përfitojnë pagesën e të ardhurës nga papunësia. Pagesa e ndihmës ekonomike dhe papunësisë u dyfishua për 3 muajt e periudhës të karantinës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu