Që prej orëve të para të mëngjesit, në dispancerinë e Tiranës dhjetra qytetarë presin në radhë për të marrë shërbimin mjekësor, duke harruar në fakt dhe rregullat që dikton pandemia e shkaktuar nga Covid 19.

Qytetarët shprehen të vetëdijshëm për rrezikun e infektimit, por thonë se janë të detyruar që të presin në radhë, pasi në të kundërt nuk marrin shërbimin që kërkojnë.

“Tmerr fare, ndaj po largohem, kemi shumë frikë se mund të infektohem”, shprehet një qytetare e cila refuzon që të presë në radhë, pavarësisht se ka shqetësime shëndetësore.

“Doktoresha e lagjes na tha se janë shtuar mjekët këtu, edhe nëse je e sëmurë do sëmuresh më keq këtu”.

“Kam që në 7 të mëngjesit këtu dhe doktoresha ka ardhur në orën 10, ka vetëm 5 minuta që ka ardhur, jemi të detyuruar që të presim, është hera e katërt që vij me mamin. Doktoresha mund të ketë edhe problemet e veta, por të paktën të na lëjë një orar tjetër.

Ka njerëz që janë në gjendje më të rëndë, njerëzit janë detyruar që të shtyhen. Shteti thotë të mbyllen lokalet, por nuk ka rregulla këtu në spitale, çfarë është kjo. Ose mbyllini të gjitha, ose hapni dhe shkollat dhe universitetet, gjendja është katastrofë, sidomos këtu njëherë”, shprehet një tjetër qytetare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu