Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku kryefamiljari ka vrarë bashkëshorten, djalin dhe ka plagosur me thikë djalin  tjetër.

Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Qipro dhe autori i kësaj ngjarje është një 58 vjeçar i shpallur në kërkim.

Ndër të tjera bëhet me dije se 58 vjeçari në mëngjes  ka ndjekur dhe vrarë me thikë gruan e tij trupi i së cilës është gjetur jashtë banesës, djalin e vogël 20 vjeç trupi i të cilit është gjetur në korridor dhe ka plagosur e më pas është munduar që ta mbyste me tel rreth qafë djalin tjetër 21 vjeç.
Ishte djali i madh i familjes ai që kërkoi ndihmë dhe më pas kushëriri i babit të tij ka njoftuar nënë dhe motrën e autorit të cilat kanë gjetur trupat e pajetë dhe kanë njoftuar policinë, e cila është vënë në ndjekje të tij .

Ndërkohë paraprakisht dyshohet se 58 vjeçari vuan nga probleme mendore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu