Besnik Shala- Qorri, i vrarë mbrëmë nga policia e Prizrenit akuzohej për disa vepra penale: tentim-vrasje, vrasje e rëndë, armëmbajtje pa leje dhe kontrabandim të narkotikëve. Në vendngjarje policët kanë gjetë pistoletë, me të cilët ai ka gjuajtur drejt policisë dhe dy granata dore. “Qorri” i ka rezistuar arrestimit të policëve, fillimisht. E pastaj kishte gjuajtur në drejtim të policisë me armë zjarri. Policët në vetëmbrojtje i janë kundërpërgjigjur “Qorrit” dhe si pasojë, ky i fundit ka mbetur i vdeur.

“Besnik Shala 32- vjeçar i njohur me nofkën “Qorri”, që një kohë po jetonte në “Lagjen e Trimave” në Prizren. Por aty, ai vazhdimisht kishte bërë probleme me fqinjët. Madje në disa raste kishte intervenuar edhe Policia e Kosovës. Njëjtë kishte bërë edhe në mbrëmjen e 22 shtatorit. E kur policia e kishte lokalizuar vendndodhjen e tij, Besnik Shala ‘Qorri’ kishte filluar që të shtijë në drejtim të zyrtarëve të Policisë së Kosovës të cilët kishin shkuar atje për ta arrestuar”, thuhet në njoftim. Ngjarja ka ndodhur në “Lagjen e Trimave” në Prizren.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu